Dy muaj pas shkarkimit, ish-gjyqtari Thanza merret në pyetje në prokurori

Dy muaj pas shkarkimit, ish-gjyqtari Thanza merret në pyetje në prokurori

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, është thirrur në prokurori për t’u marrë në pyetje.

Thirrja e tij në organin e akuzës vjen dy muaj pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi Thanzën, pasi konstatoi se nuk e kishte deklaruar një dënim të marrë në Itali në vitin 1999.

Drejtësia italiane e ka dënuar në atë kohë Thanzën me 40 ditë burg për vjedhje në bashkëpunim. Por ky dënim nuk është përfshirë në formularin e vetëdeklarimit.

Ndërsa para anëtarëve të KPK-së, ai tha se vjedhjen e kishte kryer kunata e tij, por e mori përsipër për të ndihmuar nipin e tij të sëmurë që po kurohej në Itali, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy