Kalemaj: Prekja e reformës në drejtësi, për t’i dhënë trajtën që do qeveria. Me Veliajn, standard i dyfishtë (VIDEO)

Kalemaj: Prekja e reformës në drejtësi, për t’i dhënë trajtën që do qeveria. Me Veliajn, standard i dyfishtë (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama që për hir të integrimit reforma në drejtësi do të preket, e sheh si plan të parapërgatitur.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se gjithçka bëhet për të ndërhyrë sipas oreksit të qeverisë për t’i dhënë drejtësisë trajtën që shumica qeverisëse dëshiron.

Me sa duket komisioni antikorrupsion “Xhafa” është ngritur për reformën në drejtësi dhe ndryshimeve të mundshme në të.

Ka qenë një draft i parapërgatitur për të ndërhyrë sipas oreksit të qeverisë, për t’i dhënë trajtën që shumica dëshiron.

Integrimi përdoret si arsye nga qeveria për të bërë ndërhyrjen që ka pasur në kokë qysh në krye të herës.

Reforma në drejtësi ka filluar vonë, është zbatuar në mënyrë jo të duhur, nuk është plotësuar kuorumi në disa prej organeve të saj dhe duhet të ishte kryer procesi i vetingut me kohë.

Apo fakti që filloi nga lart poshtë, duke krijuar vakume në Gjykatën Kushtetuese apo Gjykatën e Lartë dhe dosjet e vonuara për tu shqyrtuar.

A është kjo arsye për ta shembur? Në mënyrë absolute jo, pasi kjo është kthim pas në të kaluarën.

Opozita niset nga premisa të tjera dhe anatemon ato pjesë që përdoren për të bërë në mënyrë selektive të politikanëve të opozitës.

Të dy si Rama dhe Berisha mund të kenë rezervat e tyre, por rezervat e tyre janë të ndryshme nga njeri tjetri.

Kalemaj shtoi se shumica e qytetarëve e lidhin reformën në drejtësi me SPAK dhe deri diku me GJKKO, por nuk iu vete ndërmend për KPK apo KPA dhe organe të tjera të reformës së drejtësi.

Qytetarët që e barasvlerësojnë reformën në drejtësi me SPAK, në pjesën më të madhe kanë një vlerësim për punën që kanë bërë

Nga ana tjetër opozita priste që kryebashkiaku i Tiranës të ishte para drejtësisë dhe mos të kishte standard të dyfishtë.

Unë mendoj se duhet mbajtur pjesa e vlerësimeve dhe plotësuar çfarë nuk ka funksionuar.

Partnerët ndërkombëtarë kanë dhënë asistencën e tyre për reformën në drejtësi dhe të mos ketë hapa pas.

Drupal Ad

Sa i takon dërgimit nga SPAK për gjykim të grupit të parë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës, Kalemaj shtoi se në rastin e kryebashkiaku Erion Veliaj ose hetimet kanë nisur me vonesë, ose nuk janë në rrugën e duhur.

Në mënyrë paksa arbitrare dhe të pakuptimtë, hezitohen masat e sigurimit, ndërkohë që ai është kryebashkiak funksional dhe mund të manipulojë provat.

Për inceneratorin e Tiranës, sapo kanë kaluar nën hetim dhe janë dhënë masat e para për Tiranën, për Alqi Bllakon dhe Lefter Kokën të cilët po hetoheshin për inceneratorët e tjerë, por jo për Tiranën.

Rasti i inceneratorit të Tiranës është më i rëndë se nuk ka incenerator fare, nuk është hedhur lopata e parë. Ndërkohë që ka një kosto direkte në xhepat e qytetarëve shqiptarë.

Ndërkohë që pronarët faktikë nuk dihet ku janë. Këtu ka një përgjegjësi dhe përgjegjësia është nominale. Duhet të kishte lëvizje përpara dhe të kishte hapa konkret.

Ka të drejtë opozita të ndihet e frustruar nga marrja para përgjegjësisë penale e kryebashkiakut Veliaj.

Natyrisht që zoti Veliaj është mënjanuar nga Partia Socialiste, ky është fakt i ditur, jo vetëm dublimi që iu bë nga Blendi Gonxhja, i cili u kthye me urgjencë nga Dibra.

Por Partia Socialiste ka muaj që ka nisur fushatën me diasporën, por Veliaj nuk është parë.

Nuk e kemi parë në fushatën elektorale, ai që është drejtuesi politik i qarkut Tiranë që nuk duhet të mbante peshën kryesore, është i munguari i madh

. Partia Socialiste e mendon më tepër kosto se sa mund të ketë vlerë për shtim votash për elektoratin e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy