Presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të mbajë një fjalim para liderëve të Samitit të G7-së që po mbahet Gjermani.
Një zyrtar evropian i tha Reuters se Presidenti Zelensky ka kërkuar sisteme të mbrojtjes kundërajrore, ndihmë për eksportet e grurit dhe garanci sigurie.
Zelensky gjithashtu kërkoi ndihmë për rindërtim dhe sanksione të mëtejshme kundër Rusisë.
Ai pritet t'u kërkojë liderëve të shtojnë shpërndarjen e armëve të rënda dhe të mbrojtjes ajrore ndërsa sulmi i Rusisë intensifikohet në Donbas, në lindje të Ukrainës dhe kryeqyteti Kiev përballet me sulme të reja raketore.



