Goditet grupi kriminal në Durrës, Policia arreston 15 persona

Goditet grupi kriminal në Durrës, Policia arreston 15 persona

Prokuroria e Durrës ka goditur një grup kriminal në Durrës, ku 15 persona janë arrestuar, pasi dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale si vrasje dhe shitblerje armësh, përfshi edhe një vrasje të ndodhur në Tiranë, të ndodhur në zonën e njohur si Don Bosko, më 4 janar 2022.

Grupi kriminal, u godit nga strukturat e rendit pas një tjetër ngjarjeje të ndodhur ditën e diele të 2 tetorit, kur pas një sherri në autostradën Tiranë-Durrës, u rrëmbye një person.

Dy prej personave të përfshirë në ngjarje, vëllezërit Gentian dhe Indrit Beqiri, janë akuzuar për këtë ngjarje dhe janë arrestuar, si pjesë e aksionit.

Të dy personat, dyshohet se janë vrasës me pagesë dhe kanë qenë pjesë e vrasjes së ndodhur në Don Bosko, më 4 janar.

Ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe kanë dëshmuar duke dhënë detaje të rëndësishme për disa atentate të kryera në Tiranë dhe Durrës.

Policia e Shtetit pritet të dalë në një deklaratë për mediat per te dhene me shume informacion mbi emrat e te arrestuarve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy