OBSH: Europa rrezikon të përballet me një rritje të numrit të viktimave nga Covid-19

OBSH: Europa rrezikon të përballet me një rritje të numrit të viktimave nga Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë është shfaqur e shqetësuar për numrin e lartë të viktimave dhe personave të infektuar me Covid-19.

Përmes një deklarate për mediat, drejtori i zyrës së OBSH-së, Hans Kluge deklaroi se situata gjatë muajit tetor dhe nëntor pritet të përkeqësohet.

 “Situata do të përkeqësohet. Në muajin tetor dhe nëntor ne do të përballemi me rritje të mortalitetit”, tha ai.

Edhe pse kontinenti po përballet me me një rritje të numrit të rasteve, numri i vdekjeve ka mbetur relativisht i qëndrueshëm.

Mirëpo, duke filluar nga muaji tjetër ne presim një rritje të ndjeshme të vdekjeve.

Bëhet e ditur se 55 vendet anëtare të OBSH-së në Europë do të mbajnë një mbledhje online të hënën dhe të martën, për të diskutuar për sa i përket situatës së menaxhimit të pandemisë së Covid-19.

Ai lëshoi ​​një paralajmërim për ata që besojnë se zhvillimi i një vaksine do t’i japë fund pandemisë.

Disa mendojnë se vaksina do t’i japë fund pandemisë, sigurisht që jo. Ne nuk e dimë nëse vaksina do të funksionojë tek të gjitha grupet e popullatës”, theksoi Kluge.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy