Rusia vazhdon stërvitjen ushtarake “Zapad 2017”, por shënohet incidenti i parë

Rusia vazhdon stërvitjen ushtarake “Zapad 2017”, por shënohet incidenti i parë

Një ueb faqe ruse ka postuar përplasjen e një rakete afër dy personave që po ndiqnin manovrat e përbashkëta ushtarake të Rusisë dhe Bjellorusisë, “Zapad 2017”.

Ende është e paqartë se kur ka ndodhur incidenti dhe a ka pasur lëndime të rënda.

Sipas faqes së internetit ku është postuar videoja, “99.ru”, pamjet vijnë nga qyteti rus, Yekaterinburg.

Në video shihet një person duke ecur, dhe një raketë e lëshuar nga helikopteri që godet një kamion ushtarak vetëm disa metra larg personit.

Nuk ka pasur asnjë reagim nga Ministria ruse e Mbrojtjes, por mediat shtetërore dhe të pavarura ruse, kanë cituar shtypin e Qarkut Ushtarak Perëndimor të Rusisë, ku është thënë se video nuk përbën ndonjë aksident aktual.

“Fontanka.ru”, duke cituar burime të paidentifikuara, ka raportuar se tri raketa janë hedhur në zonën ku civilët dhe makinat ushtarake ishin të parkuara.

Sipas raportit një person kishte marrë ndihmë mjekësore.

Manovrat “Zapad 2017”, të Rusisë dhe Bjellorusisë nxitë pakënaqësi tek NATO, rreth përmasave të këtyre stërvitjeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy