
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas statusit të kryeministrit Rama në lidhje me pjesëmarrjen në Samitin e Bashkimit Europian që mbahet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se kryeministri Rama, më autokrati në rajon, nuk dëshiron integrimin në BE.
Serbia nuk do të ulet si pasojë e kundërshtisë për sanksionet kundër Rusisë, RMV është duke u penguar nga problemet bilaterale me Bullgarinë, po Shqipëria përse refuzon BE? Kryeministri më autokrat në rajon, vendi më i korruptuar në Europë nuk dëshiron integrimin në BE ku kontrolli do jetë më i fortë. Po sikur ta ndërtojmë BE tonë këtu pavaresisht një date e një procesi që sot edhe prej Ramës është larguar kaq shumë?



