TvT zbardh ofertën e kompanisë Terna, Tomorri: Koncesioni i rrugës Milot-Fier, 1.88 miliardë euro (VIDEO)

TvT zbardh ofertën e kompanisë Terna, Tomorri: Koncesioni i rrugës Milot-Fier, 1.88 miliardë euro (VIDEO)

Rruga Milot-Fier do të ndërtohet nga kompania greke Terna, e cila ka marrë koncesionin. Në studion e TvT, gazetari Klodian Tomorri tha se Terna ka paraqitur një ofertë me vlerë 1.88 miliardë euro për projektin që do të gjenerojë në total më shumë se dyfishin e kësaj shume.

Sipas Tomorrit, Terna është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertë dhe pritet që shumë shpejt qeveria ta shpallë publikisht si fituese.

“Nuk ka asnjë gjasë të shtyhet më afati për dorëzimin e ofertave. Afati ka përfunduar. Tani qeveria ka dy zgjidhje. Ajo që thoni ju është e vërtetë. Oferta e vetme është ajo e kompanisë Terna. Oferta e paraqitur nga kompania është 1.88 miliardë euro. Kjo është shuma që kompania thotë se do të investojë për ndërtimin e rrugës. Në total si vlerë projekti, ajo do të gjenerojë mbi 4 miliardë dollarë. Është një projekt shumë i madh. Disa janë skeptikë për shumën që ajo zotohet se do të investojë, sot jemi në këtë pikë. Terna është kompania e vetme që ka dorëzuar ofertën. Qeveria do ta lançojë publikisht shumë shpejt. Ndoshta kishin vendosur të shpallnin Spitallën fillimisht. Ndoshta presin debate pas shpalljes së ofertës”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy