Kreu i PL Ilir Meta në një prononcim për mediat në dalje të Prokurorisë së Tiranës akuzoi atë që e konsideroi si “trioja Rama-Agaçi-Dumani”, se ka dashur të kapë edhe vulën e Partisë së Lirisë.
Ndërkaq Meta tha se duhet “ta rrëzojmë murin e korrupsionit, që do t’i përzërë shqiptarët dhe t’i këmbejë me kombësi të tjera”.
"Do u bëjmë thirrje anëtarëve të PL, të paktën ta lyejmë nga brenda këtë Prokurorinë e Tiranës sepse e kanë lënë në gjendje të mjeruar, të rregullojnë ashensorin. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL, është rezultat i triot Rama-Agaçi-Dumani. Por PL tani ka 5 prioritete të miratuara nga Konventa, ka një qëllim madhor 4 milionë shqiptarë plus, ai le të vazhdojmë me prokurime të drejtpërdrejta, me filipinas e bangladeshas. Ta rrëzojmë murin e inceneratorëve dhe të korrupsionit, që do t’i përzërë shqiptarët dhe t’i këmbejë me lloj-lloj kombesh”.



