
Kreu i PD Sali Berisha flet për një marrëveshje serbo-ruse të arritur në Nju-Jork, që sipas tij përbën kërcënim për Ballkanin Perëndimor.
Sipas kryedemokratit Marrëveshja për Bashkëpunim në Politikën e Jashtme midis Moskës dhe Beogradit, e firmosur në OKB, “dëshmon qartë dhe përfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogël dhe presidenti i saj Vuçiç është një Putin i vogël në rajonin tonë”.
Berisha shton se marrëveshja provon gjithashtu se Edi Rama është vasal i Vuçiçit, dhe me mbështetjen e Ballkanit të Hapur po punon për hegjemoninë ruso-serbe, destabilizimin e rajonit dhe kundër interesave kombëtare.
POSTIMI



