Autoritetet e Kosovës: Situata në veri është e qetë, nuk ka arsye për të çuar Njësitë Speciale

Autoritetet e Kosovës: Situata në veri është e qetë, nuk ka arsye për të çuar Njësitë Speciale

Situata në Mitrovicë është e qetë, pavarësisht paralajmërimeve se atje mund të ketë përshkallëzim të situatës. Ministria e Punëve të Brendshme në Kosovë hodhi poshtë raportimet sipas të cilave njësitë speciale janë vendosur në Mitrovicë.

“Asnjë nga Njësitet Speciale nuk ka lëvizur nga bazat e tyre, me përjashtim të atyre që janë të vendosura në rajonin e Mitrovicës, dhe që janë të stacionuara me kohë të përhershme, situata është e qetë dhe nuk ka asnjë arsye që Njësitë Speciale të grumbullohen”, ka thënë zëvendësiministri i Brendshëm, Abduselami Shkodra, për lajmi.net.

Edhe nga Policia e Kosovës thonë se situata në Mitrovicë është e qetë dhe se nuk ka arsye për shqetësim.

“Situata është krejt normale. Asnjë polic i njësive speciale nuk ka lëvizur në veri të vendit, me përjashtim të atyre që janë permanent në rajonin e Mitrovicës. Situata është e qetë dhe nuk ka as një lloj indicident deri në këtë kohë që të ketë ndonjë destabilizim apo trazira të ndryshme", ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut.

Në lidhje me situatën në veri, mediat serbe raportojnë sot se Ushtria e Serbisë është në gjendje gatishmërie.

“Ushtria serbe ngriti gatishmërinë në gjithë territorin për shkak të tensioneve të mundshme në Kosovë. Shërbimet kanë intensifikuar aktivitetet e tyre për të parandaluar agjentët që të përhapin lajme të rreme”, shkruan gazeta serbe Novosti.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy