Salianji para arrestimit: Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën

Salianji para arrestimit: Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën

Prokuroria ka dërguar në Kuvend shkresën ku kërkon ndërprerjen e mandatit të deputetit Ervin Salianjit, ndërsa urdhri i Prokurorisë ka mbërritur edhe në Drejtorinë e Policisë.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediet, teksa pritet edhe arrestimi i tij.

Në këtë konferencë, Salianji pohoi se denoncimi i tij i ndërpreu karrierën Fatmir Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës.

Salianji deklaroi se është i dënuar politik dhe se do të shkojë në burg si një politikan i opozitës, e jo si një kallëzues i rremë.

Ai u shpreh se burgosja e tij është pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën.

Denoncimi me fakte që Gjykata e quajti kallëzim të rremë i ndërpreu karrierën politike. Fatmir Xhafajt dhe i dëmtoi reputacionin trafikantit ndërkombëtar të drogës. Edi rama dhe Fatmir Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.

Me vendimin e lexuar dy javë më parë ishte shpagim kundër meje e cdo zëri opozitar që jo vetëm nuk i ka ndaluar por reagimi ka qenë në unison kundër këtij manipulimi.

Ata provuan se nuk janë funksionarë shtetit por pupacë të narkotrafikut. Nuk shkoj në burg si kallëzues i rremë.

Goditje nën brez për të kënaqur epshet e grupeve kriminale. Shkoj si politikan dhe model i ri që ka dëshmuar me prova përfshirjen e ministrit dhe familjes së tij në narkotrafik. Burgosja ime, pjesë e planit të Ramës për të goditur opozitën! Do më kenë përballë!. E vetmja mënyrë për t’u thënë njerëzve që njeriu vlen nëse nuk përkulet dhe kur kundërshtarin e përballon me çdo mjet. Atë që do të bëj edhe tani. Nuk na trembin dot as mua, as PD as opozitën. Përballë do më kenë tani, gjatë këtij viti e deri kur siç janë kalbëzuar të rrëzohen. Plani për burgosje, plan për të goditur opozitën. Si ka mundësi që krerët e opozitës janë ose në burg ose në ndjekje penale? Nuk dorëzohemi! Është dita jonë e forcës. Më 8 tetor duhet të jemi bashkë për t’u shuar gëzimin se po shuajnë opozitën e PD.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy