Bedinaj: 20% më shumë turistë të huaj deri tani në Vlorë. Viti më i keq për mungesë të burimeve njerëzore (VIDEO)

Bedinaj: 20% më shumë turistë të huaj deri tani në Vlorë. Viti më i keq për mungesë të burimeve njerëzore (VIDEO)

Mbi 1,7 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë gjatë tre muajve të parë të vitit 2024 ose 59% më shumë se e njëjta periudhë e një viti me parë.

Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë, Vlorë, në një komunikim për MCN lajme, është i pajtimit me këto shifra, teksa thotë se krahasuar me numrin e turistëve të huaj, sivjet janë 20% më shumë në numër.

Sa i përket Vlorës, duket që ky vit do të jetë ndryshe nga viti i kaluar. Dhe kjo për faktin se po, kemi pasur një numër të konsiderueshëm të rritjes sa i takon turistëve të huaj.

Duket që sezoni ka filluar shumë më herët sesa viti i kaluar, sesa ne e kemi planifikuar ne të fillojë.

Kemi pasur turistë pothuajse se 20% më shumë sesa viti i kaluar, mbase dhe shifra është më e lartë por ajo shkon për qytetet kulturore por për sa i përket vijës bregdetare, mund të themi se kjo shifër është në ato që po shohim këto ditë.

Presim të kemi një vit të mirë sepse edhe rezervimet për muajt maj, qershor dhe në vazhdim janë pothuajse në të njëjtin trendë. Teksa vitin e kaluar e kemi mbyllur muajin maj me rreth 50% të kapaciteteve ky vit po duket se ky 50% është plotësuar tashmë dhe do të rritet në ditën në vazhdim.

Kreu i operatorëve turistikë në Vlorë, thotë se teksa gëzohemi për rritjen e numrit të turistëve duhet pranuar se ky do të jetë viti më i keq sa i takon mungesës së burimeve njerëzore.

Bedinaj thotë se për të kërkuar punëtor, kanë shpallur kërkesa në të gjitha qytetet dhe qarqet përreth Vlorës ndërsa kanë kërkuar edhe punonjës nga shtetet e jashtme.

Por edhe kjo ka problemin vet, se gëzohemi e faktin se kemi më shumë turist, por janë edhe shumë punë për të bërë, mbase jo të gjithë janë mësuar që sezoni fillon më herët.

Problemi më i madh janë burimet njerëzore, jemi ën vitin më të keq, po përpiqemi të ezaurojmë të gjithë burimet njerëzore që ndodhen në qytetin e Vlorës qarkun, po hapemi në Fier, Lushnje, Çorovodë, Tepelenë, në të gjitha qarqet për te ezauruar të gjitha ata që kanë nevojë për punë,. Por të njëjtën kohë kemi aplikuar edhe për shumë punëtor që vijnë nga jashtë. Pra, është një vit me shumë mungesë të fuqisë puntore, po flasim për mijëra, jo për qindra punëtor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy