Fotografitë nga Google nuk do të jenë më pa limit

Fotografitë nga Google nuk do të jenë më pa limit

Google ka vendosur të përfundojë ofertën e hapësirës së pakufizuar për të ruajtur fotot.

Gjiganti i elektronikës ka njoftuar se duke filluar nga 1 qershori, përdoruesit e Google Photos do të kenë vetëm 15 GB që Google i jep secilës llogari.

Megjithatë, për fotografitë e ngarkuara në Google Photos me cilësi të lartë (me rezolucion nën 16 megapiksel) nuk do të ketë kufizime.

Duke filluar nga qershori, të gjitha skedarët e ruajtur, mesazhet Gmail, dokumentet e Google Drive dhe fotot do të kontribuojnë në “peshën” e memories dhe shuma e tyre nuk duhet të kalojë 15 GB.

Sapo të arrihet ky kufi, për të vazhduar të mbani skedarët, do të duhet të lironi hapësirë ​​duke hedhur mbeturinat e panevojshme ose të blini hapësirë ​​shtesë.

Google megjithatë ka shpjeguar se fotot e arkivuara para qershorit të ardhshëm janë “të sigurta” dhe kjo hapësirë që ato zënë nuk do të llogaritet.

Gjatë dekadës së kaluar, Gmail, Google Drive dhe Google Photos kanë ndihmuar miliarda njerëz të ruajnë dhe menaxhojnë në mënyrë të sigurt email, dokumente, foto, video dhe më shumë.

”Më shumë se 4,3 milion GB shtohen çdo ditë në kartelat Gmail, Drive dhe Fotografi. Këto ndryshime në politikën tonë të ruajtjes janë të nevojshme për t’u siguruar përdoruesve tanë një përvojë të shkëlqyeshme dhe për të vazhduar me kërkesën në rritje”, theksoi kompania.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy