Regjistroi fiktivisht 70 persona, reagon zv/kryeministrja: Prokurorisë hetim të drejtë administratorit të LSI-së (VIDEO)

Regjistroi fiktivisht 70 persona, reagon zv/kryeministrja: Prokurorisë hetim të drejtë administratorit të LSI-së (VIDEO)

Zv/kryeministrja Ledina Mandija ka reaguar për Elez Gjozën duke thënë se Prokuroria duhet të zhvillojë një hetim të shpejtë.

“Prokuroria të hetojë kallëzimin e policisë për Elez Gjozën. Të merren sa më shpejt masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit” tha Mandija

Deklarata e plotë 

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvilloj një hetim të shpejtë ndaj kallëzimit të Policisë së Shtetit për administratorin  e Njësisë Bashkiake nr.2

9 qershor 2017
Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Policinë e Shtetit në bazë të një denoncimi ka filluar procedimin penal ndaj administratorit të Njësisë Bashkiake nr.2,Elez Gjoza, i cili nga ka konsumuar veprën penale të “Detyrimi për pjesëmarrje në veprimtari politike”, “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga nenet 328/a, 328/b dhe 186/3 të Kodit Penal me regjistrimin 70 persona ne mënyre fiktive sikur ishin pjese e banesës se tij me qëllimin ndikimin në zgjedhjet e përgjithshme të 25 majit  të këtij viti.

I kërkoj Prokurorisë së Përgjithshme të zhvillojë një hetim të plotë, të drejtë dhe të shpejtë të rastit si dhe do të marrë të gjitha masat për të ndjekur procedurat sipas ligjit dhe për të arritur në një konkluzion përfundimtar  në lidhje me procedurat e filluara nga ana e Sektorit të Hetimit dhe Korrupsionit

Hetimi i policisë

Policia e Tiranës ngriti një sërë akuzash penale për administratorin e njësisë nr. 2, Elez Gjoza i LSI-së se ka regjistruar banorë në mënyrë fiktive dhe ka marrë pjesë në fushatë. Policia gjithashtu i kërkoi Prokurorisë të hetojë dhe dënojë Gjuzën.

Elez Gjoza tha se kjo është tendencë e Policisë së Shtetit që drejtohet nga PS të minojë punën e tij. Sipas tij, çështja e regjistrimit të banorëve është hetuar një herë nga prokuroria në 2013 dhe nuk janë gjetur shkelje. Më pas ai hodhi një lum akuzash ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy