“Zvërneci”/ Cakrani: Protesta të ketë më shumë kërkesa! Të hetohen paratë e investimit strategjik (VIDEO)

“Zvërneci”/ Cakrani: Protesta të ketë më shumë kërkesa! Të hetohen paratë e investimit strategjik (VIDEO)

Avokati Kujtim Cakrani, shprehet pro protestës kundër projektit në Zvërnec, por kundërshton anatemimin ndaj pronarit se ku e gjeti pronën.

 

Duke folur për “MCN Live”, ai deklaroi se protesta duhet të ketë më shumë kërkesa, të cilat duhet të jenë specifike.

 

Cakrani kërkoi që të ndahet protesta nga pronarët e ligjshëm, nga korrupsioni qeveritar dhe kompanitë offshore që duan të investojnë në Shqipëri. 

 

Sipas tij, duhet të ndërtohen standarde të shtetit të së drejtës ku të gjithë të jenë të barabartë, ndërsa u shpreh se janë oligarkët që e kanë kthyer vendin në narko-shtet.

 

Avokati tha se duhet të hetohen paratë e investimit strategjik, ndërsa shtoi se Zvërneci është një vend totalisht i braktisur, ku vetëm hidhen mbeturina dhe se pronari do të investojë në pronën e tij.

 

Unë jam pro protestës. Kam qenë ndër të parët që e kam quajtur qeverisjen e Edi Ramës organizatë kriminale. Mendoj që protesta është një mjet shumë i mirë në demokraci dhe sidomos në kohën që ndodhet Shqipëria sot e mbërthyer nga krimi, oligarkia, pastrimi i parasë. Do kërkoja që protesta të kishte më shumë kërkesa dhe kërkesa specifike. 

 

Shije të keqe më lë fakti që thonë protesta nuk është politike. Jo ne jemi politikë, dhe kërkesat duhet të jenë politike. Kërkesat duhet të jenë më të zgjeruara. Të ketë kërkesa që drejtësia jonë të kthehet në drejtësi funksionale, në kohë dhe hapësirë. Arsimi, shëndetësia, prona private te i zoti për të cilat do të doja shumë që këta protestues të protestonin. 

 

Unë jam avokati i familjes së Artur Shehut. Ajo është një familje e vjetër kaniniote. Është një familje të cilën nuk e ka pasur me sy të mirë as regjimi komunist. Ata janë pronarë, janë pronarë të vjetër, të ligjshëm, prona iu është marrë nga regjimi komunist. Tani kanë mundësi ta zhvillojnë pronën e tyre. Kam dëgjuar dhe fjalë se ku e gjeti pronën. 

 

Unë vij nga familje pronarësh dhe jam rritur me termin feudal. Nëse duan të merren me pronarin, nuk është kjo rruga. Mund të jenë të gjithë kundër, por unë nuk pranoj që një pronar të sulmohet me grimasa komuniste. Sot jemi në një realitet që një pronar po anatemohet, për këtë jam i indinjuar. 

 

Duhet të ndajmë protestën nga pronarët e ligjshëm, duhet të ndajmë protestën nga korrupsioni qeveritar dhe kompanitë offshore që duan të investojnë në Shqipëri. Ne duhet të ndërtojmë standarde të shtetit të së drejtës ku të gjithë të jenë të barabartë.

 

Oligarkët i sulmoj unë, që e kanë kthyer në narko-shtet. Shembulli i shkatërrimit është Palasa dhe Dhërmiu. Por që të goditet pronari legjitim, këtë nuk e pranoj. Duhet të hetohen paratë e investimit strategjik. Zvërneci është një vend totalisht i braktisur, ku vetëm hidhen mbeturina. Ai pronari do të investojë në pronën e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy