Meçollari: Porto Romano akt korruptiv, lindi për të lehtësuar Portin e Durrësit për Alabar (VIDEO)

Meçollari: Porto Romano akt korruptiv, lindi për të lehtësuar Portin e Durrësit për Alabar (VIDEO)

Artur Meçollari, ish-zv. komandant i Forcave Detare në studion e lajmeve në MCN TV ka komëentuar tenderin për Porto Romanon për të cilin u shpreh se  nuk është e vërtetë se porti ushtarak do të financohet nga NATO pasi ky i fundit nuk ka asnjë plan për të ndërtuar një bazë ushtarake.

Ai tha se asnjëra nga 40 kompanitë nuk ka paraqitur ofertën, kanë dështuar dy tendera dhe se ideja e Porto Romanos lindi për të lehtësuar Portin e Duarrësit për Alabar.

Sipas tij ndryshimi i portit ul kapacitetin e transportit të forcave të NATO-s në rast krizash, ndërsa theksoi se ky port është një akt korruptiv ku mungon transparenca.

Drupal Ad

Ministri Vëngu ka thënë se NATO nuk është agjenci kreditimi, por kryeministri ka dy vjet që thotë se Porto Romano do financohet nga NATO dhe tani del ministri kundër kryeministrit.

Deklarata e ministrit të Mbrojtjes para dy ditësh ishte e mbushur me të pavërteta, ai deklaroj se në nivele ushtarake do jetë një bazë ushtarake e NATOs, por NATO se ka deklaruar asnjëherë këtë.

Ai ka deklaruar se porti historik i Durrësit ka qasje strategjike, por NATO nuk funksionon si në Shqipëri, NATO funksionon në bazë të koncepteve institucionale dhe kur thotë se porti Durrësit është pikë strategjike nuk është opinion personal por i të gjithë strukturës.

E gjithë historia është se politikanët tanë e mbajnë të karikuar këtë ide për të krijuar një perceptim të gabuar se porto romano është një portë që do bëhet realitet, por në të vërtetë ai ka vdekur se janë marrë dy tendera dhe askush s’ka paraqitur ofertën. Asnjë nga 40 kompanitë nuk ka dorëzuar ofertë.

Më tej ai shtoi se Porto Romano nuk ka fizibilitet se mungon një studim nëse ai në të ardhmen do të ketë fitim. E gjithë ideja e Porto Romanos lindi për të liruar portin e Durrësit për Alabar.

Meqë Durrësin ja dhamë Alabar duhej një port tjetër dhe nxituan për Porto Romnon por ai është pa studim. Nuk ka studim fizibiliteti, që do të thotë ky port është efektiv, dhe kjo është arsyeja që dy herë tenderi ka dështuar.

Korridori 8 është një nga 3 korridoret kryesore të NATOs për transferimin e kapaciteteve në rast krizash. Që të mbash një korridor duhet të mbash kapacitetet e kalimit dhe këtu kur bëhet fjalë nuk bëhet fjalë vetëm për Portin e Durrësit por dhe për gjirin e Durrësit.

NATO nuk kërkon një bankim si në Porto Romano. Ka dështuar dy herë dhe do vazhdojë të dështojë sërish, prandaj është e kot që mbajnë opinionin publik të karikuar se Porto Romano do financohet nga NATO.

Ndryshimi i portit ul kapacitetin e transportit të forcave të NATOs në rast krizash. NATO fiton sepse Shqipëria i ka kërkuar zyrtarisht në shkurt 2020 që Pashalimani të jetë pjesë e NATOs dhe kjo e fundit këtë është duke bërë vijon studimin në gjitin e Vlorës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy