Dosja e AKSHI-t, Haxhiu: Nëse flasim për shantazh, i pari që duhet të shkojë në burg është Ergys Agasi  (VIDEO)

Dosja e AKSHI-t, Haxhiu: Nëse flasim për shantazh, i pari që duhet të shkojë në burg është Ergys Agasi (VIDEO)

Analisti Baton Haxhiu thotë se SPAK po përpiqet të ndërtojë fuqinë e vet duke përdorur përgjimet e Ergys Agasit, në vend që të siguronte prova për dosjen e AKSHI-t. Në studion e MCN, ai tha se kur flitet për shantazhe, i pari që duhet të dalë para drejtësisë është vetë Agasi. 

 

Nëse janë të brendshme dhe i kanë në dorë vetëm prokurorët nuk mund të quhen shantazh. Por nëse bëhen publike, për arsye se fuqia e fakteve mungon te prokuroria, ky shantazhim është problematik. Unë nuk i marr për të vërteta ato që thuhen për shantazhet e SPAK për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Është një mënyrë për të arritur te e vërteta kur nuk ka rrugë tjetër. Në këtë pikë i pari që duhet të ishte para drejtësisë është vetë Ergys Agasi. 

 

Këto materiale janë të papublikueshme por kur do SPAK ta ndërtojë fuqinë e vet për shkak të mungesës së fakteve dhe i obligon të jenë bashkëpunues, kjo nuk është etike. Etike është mbledhja e fakteve. Do të ishte turp që nëse dikush bën regjistrime të tilla, ai ose punon për ndonjë shërbim ose SPAK e ka njeriun e vet. Kushdo që regjistron të tilla materiale duhet të shkojë në burg. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy