Bozdo: Shpresoj që Berisha do të jetë shumë shpejt pjesë e zgjidhjes

Bozdo: Shpresoj që Berisha do të jetë shumë shpejt pjesë e zgjidhjes

Ish-koordinatori kombëtar për energjinë në PD Eno Bozdo deklaroi në emisionin “Arnautistan” në MCN TV se beson që Sali Berisha do të jetë shumë shpejt pjesë e zgjidhjes.

Bozdo theksoi se Berisha do të dijë ta kanalizojë energjinë te një ekip i ri, por kjo do të bëhet në kohën e duhur.  

Shoh nervin opozitar që po ngjallet. Do isha dakord me çfarëdo lloj lidershipi që e bënte partinë aktive. Koha do rrjedhë, sa i madh është ky problem do ta shohim në vazhdim. Shpresoj që Berisha do të jetë shumë shpejt pjesë e zgjidhjes. Edhe unë mendoj që shqiptarëve duhet t’u japim një model opozite fytyra që i tejkalojnë Bashën e Berishës. Kjo është gjerësisht në dorën e Berishës. Besoj që ai do të dijë ta kanalizojë këtë energji te një ekip të ri, por kjo bëhet në kohën e duhur. Sfida jonë është bashkimi i partisë dhe organizimi në çdo nivel dhe rikthimi në origjinë, pra në opozitë”.

Bashkimi të jetë real, i vërtetë. Një farë kosto ka për ta pasur, kohë do kërkojë. Kjo PD edhe ashtu siç ishte nuk do mjaftonte përballë kësaj një mazhorance që të rruan vota në të gjitha mënyrat, është një makinë që vetëm vota merr. Në Durrës ku unë isha po të njëjtat mekanizma vepruan. Ashtu siç jemi s’mjaftojmë, duhet të ngjisim pjesën tonë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy