Banja e shenjtë hebraike gjendet nën një klub striptizmi në Poloni

Banja e shenjtë hebraike gjendet nën një klub striptizmi në Poloni

Bodrumi i një ish-klubi striptizmi në zonën historike të Polonisë, i blerë 15 vjet më parë, ka zbuluar aksidentalisht një vend historik hebre, një mikveh ose banjë pastrimi, ritual hebre të mbushur me ujë.

E vendosur në qytetin e dikurshëm të banuar hebre të Chmielnik, bodrumi ka një mikve tjetër shoqëruese më të vogël, të përdorur nga gratë.

Pllakat origjinale të dyshemesë blu dhe të bardha të banjës hebraike, me yjet e Davidit në mur, janë gjithashtu të pranishme.

“Është e habitshme,” tha Meir Bulka, i cili mbron ruajtjen e trashëgimisë hebraike në Poloni, në një intervistë me Haaretz.

Ti futesh në bodrum dhe je në një botë tjetër. Është si një kapsulë kohe.

Klubi i natës Sphinx, i cili dikur ziente nga jeta, qëndron i mjerë me dyer të mbyllura prej gati 15 vitesh.

Duke hyrë në të, një shenjë Heineken ngjitet në mur dhe një shtyllë ku kërcimtaret bënin punën e tyre.  

Muret ishin stolisur me motive egjiptiane, të cilat tani janë në një gjendje të thërrmuar, duke shoqëruar muret e mykura dhe tavanin që pikon, raporton The Times of Israel.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy