Shefi i NATO-s paralajmëron SHBA-të: Mos e lejoni fitoren e Rusisë!

Shefi i NATO-s paralajmëron SHBA-të: Mos e lejoni fitoren e Rusisë!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka një mesazh për republikanët amerikanë që bëjnë premtime zgjedhore për të ulur mbështetjen e Ukrainës: Kjo vetëm do të fuqizojë Kinën.

Në një intervistë për POLITICO shefi i aleancës ushtarake bëri kërkesën për një prani afatgjatë amerikane në Evropë dhe një rritje të gjerë në shpenzimet e mbrojtjes. 

“Prania e Shteteve të Bashkuara, por edhe Kanadasë në Evropë, është thelbësore për forcën dhe besueshmërinë e asaj lidhjeje transatlantike”, tha Stoltenberg. 

Megjithatë, ka ankth se një SHBA më e rezervuar mund të jetë në horizont. Zgjedhjet e ardhshme mid term në SHBA mund ta kthejnë kontrollin e Kongresit drejt Republikanëve, duke fuqizuar grupimin republikan në rrije që është miqësor me MAGA-n, që ka bërë presion për të shkurtuar ndihmën ushtarake të presidentit amerikan Joe Biden për Ukrainën.

Stoltenberg paralajmëroi se fitoret e fundit të Kievit në fushën e betejës nuk do të ishin të mundura pa mbështetjen e aleatëve të NATO-s. Dhe ai bëri thirrje dy partive kryesore politike amerikane për veprime më të ashpra kundër Kinës.

“Një Rusi fitimtare”,- tha ai, "do të ishte e keqe për të gjithë ne në Evropë dhe Amerikën e Veriut, në të gjithë NATO-n, sepse kjo do t'u dërgojë një mesazh liderëve autoritarë, jo vetëm Putinit por edhe Kinës, se duke përdorur veprime brutale forca ushtarake ata mund të arrijnë qëllimet e tyre.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy