
Edhe ky sezon turistik, ka shënuar rritje të rasteve me Covid-19 në qytetin e Vlorës. Epidemiologu Agron Bashllari thotë se java e parë e muajit korrik ka regjistruar shifra të larta pozitive me Covid, ndërsa të infektuar janë si banorë të qytetit të Vlorë ashtu edhe pushues. Sipas mjekut, virusi ka prekur edhe moshat pediatrike.



