Nëntë marinarë të huaj vijojnë të mbeten të bllokuar prej muajsh në portet e Durrësit dhe Shëngjinit, për shkak të problemeve ligjore që kanë prekur anijet ku ata punojnë. Sindikatat kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve dhe lirimin e tyre, duke theksuar se ekuipazhet nuk duhet të mbajnë pasojat e konflikteve që lidhen me pronësinë apo statusin ligjor të anijeve.



