Një 25-vjeçare është dhunuar dhe sulmuar seksualisht mbrëmë në zonën e Kamzës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “OSBE”.
Sipas policisë, Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bënë me dije se vajza me iniciale L.D ka denoncuar në polici duke treguar tmerrin se 20-vjeçari Adjan V., banues në Kamëz e ka dhunuar dhe ngacmuar bashkë me dy shokët e tij, B.V., 24 vjeç, dhe A. V., 21 vjeç.
Fill pas kallëzimit policia arrestoi të riun, ndërsa po hetohen dy shokët e tij. Ndërkohë, policia po heton lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.



