
Si showman i programeve televizive në Tiranë, Valer Kolnikaj ka arritur të njohë nga afër botën e show-bizit, ndërkohë që në profesion ai është mjek, mban postin e drejtorit të një qendre shëndetësore në vendlindjen e tij, Malësi e Madhe, dhe thotë se ky profesion i dytë i “flet në shpirt”.
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfen për “jetën e dyfishtë” dhe mënyrën se si i koordinon të dy role-t në jetën e tij.
Jetoj mes dy vendeve në Koplik dhe Tiranë, por i qëndroj fjalës dhe do të vijoj të qëndroj këtu, kemi afër Malin e Zi, dhe Tirana është vetëm dy orë larg.
Ka raste që është mirë të sakrifikosh, erdha, ndërtova jetën në fshatin tim afër prindërve, por them se koha dhe jeta janë të mira kudo; mund t’ia dalësh nga kudo.
E kam treguar veten me aventura televizive, tv-ja zbukuron jetën por profesioni është primar.
Kam 12 vite si mjek është punë dinamike por vendosmëria është e mirë për të shpëtuar njerëz.
Të bërit mjek e kam si realizim të ëndrrës së vëllait që ndërpreu jetën në një fatkeqësi, dhe ai kishte ëndërr të bëhej mjek, unë ia realizova ëndrrën, dhe jam krenar që e kam bërë.
Bashkëshortja më ka përkrahur shumë dhe merita është e asaj dhe e prindërve të mi. Magdalena është me traditë malësore kur zgjedhin një bashkëshort, zgjedhin që t’i përkushtohen.
E kam shtëpinë dhe zemrën plot sepse e kam mendjen të qetë e kam përkrahjen dhe sigurinë e saj.
Kolnikaj u shpreh dhe për pjesëmarrjen në ‘reality show’ televizive.
Jam i lumtur që mora pjesë në kastin e parë të ‘Ferma VIP’, ky ishte pjesa që ishte realiteti, se jam rritur dhe lidhem në fshat, dhe e kam këtë pranë gjatë tërë kohës.
E kam pasur ftesën për ‘Big Brother VIP’, por unë isha si eksperiencë në atë kohë në Big me të panjohur kur mora pjesë si i ri; dhe të dytën herë mendoj se do të isha më i përgatitur.
Mes zgjedhjeve të dyja, mendoj se kam bërë zgjedhjen e mirë si mjek, dhe jam i lumtur që kam arritur.



