“Të bashkojmë forcat me SHBA-në”/ Orban: Liderët aktualë në BE po na çojnë në izolim

“Të bashkojmë forcat me SHBA-në”/ Orban: Liderët aktualë në BE po na çojnë në izolim

Kryeministri hungarez Viktor Orban është entuziast për fitoren e Donald Trump-it në SHBA, ndërsa thotë se e djathta do të dominojë edhe në Bashkimin Evropian. Sipas tij, Evropa është izoluar në rendin e ri botëror.

Pres që bashkimi i patriotëve evropianë me presidencën e re amerikane të bashkojnë forcat për rindërtimin e botës perëndimore. Liderët e BE-së se po e çojnë bllokun drejt izolimit. Nëse vijojmë kështu, BE-ja humb gjithçka në rendin e ri botëror.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha nga Forumi i Davosit se Evropa duhet të ketë qasje pragmatike, ndërsa adresoi edhe sfidat e burokracisë.

Vitet e ardhshme janë jetike edhe përtej Evropës. Së pari, Evropa ka nevojë për një treg të bashkuar kapitalesh. Së dyti, duhen sa më shumë lehtësira për biznesin, ndërsa konkurrenca jonë varet tek çmimet e ulëta dhe të qëndrueshme të energjisë. Vëllimi i tregtisë mes nesh dhe SHBA-së është 1.5 trilion euro. Përfaqësojnë pothuajse 30% të tregtisë globale. Prioriteti ynë është angazhimi dhe diskutimi për interesat e përbashkëta, si dhe gatishmëria për të negociuar. Ne do të tregohemi pragmatikë.

Zyrtarët e lartë botërorë kanë uruar presidentin e ri amerikan, ndërkohë që në Evropë ka debate për ndikimin e njeriut të afërt të Donald Trump-it, sipërmarrësin Elon Mask.

Jose Ignacio Torreblanca, ekspert për politikat evropiane, e sheh me dyshim lidhjen e ngushtë të dyshes Tramp - Musk dhe ndikimin në Evropë.

Musk është i bindur se vendimi për të blerë “Twitter”-in është pikë kthese në historinë amerikane. Duke bërë këtë ai shpëtoi demokracinë amerikane, përndryshe, demokratët qëndronin në pushtet përgjithmonë. Ai mendon se tani është koha për ta promovuar këtë agjendë globalisht, për të luftuar progresistët kudo që janë.

Aleanca e ngushtë e Elon Musk-ut me Donald Trump-in ka krijuar perceptimin se ai flet në emër të presidentit, sipas shumë ekspertëve evropianë, dhe i jep atij shumë pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy