
Nuk ka një bashkim mekanik, por Partia Demokratike, ose dy pjesët e saj po gjejnë një rrugë të dytë për të dalë me një kandidat të përbashkët. Ndërkohë që Berisha refuzon ofertën për bashkim, ka qenë Enkelejd Alibeaj që për herë të parë në Durrës i bëri thirrje kandidatit të primareve, Igli Cara që të kandidojë në logon dhe vulën e Partisë Demokratike.



