Gjyqi ndaj 10 të arrestuarve në lidhje me laboratorin e drogës së zbuluar dy vite më parë në Xibrakë të Elbasanit, prej një viti nuk është zhvilluar me seanca të rregullta.
Bllokimi ka ardhur për shumë arsye të ndryshme, ku në disa raste kanë qenë avokatët që kanë mungua në seancë, kurse në disa raste të tjera, si ai i sotme, problem që gjyqi të mos mbahet kanë qenë gjyqtarët.
Mësohet se seanca është shtyrë për një moment të dytë, pasi nuk është formuar trupi gjykues, ku disa prej gjyqtarëve ishin me raport.
Laboratori kokainës në Xibrakë u zbulua më 14 Janar 2015 ku u arrestuan më pas Ilir Hyseni, Sajmir Batku, Gentjan Gjonaj, Genci Xhixha, Kelmend Dalipi, Ermal Hoxha, Arjan Dalipi, Kastriot Imeri dhe dy kolumbianët Ealther Moreno, Cesar Avila.



