Vuçiç nga vizita në SHBA: Dialogu mund të rifillojë në dhjetor (VIDEO)

Vuçiç nga vizita në SHBA: Dialogu mund të rifillojë në dhjetor (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në Neë York pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës, në rastin më të mirë, do të rifillonte në fillim të dhjetorit, raporton Blici serb.

I pyetur nëse Beogradi dhe Prishtina, pas takimit të tij me Pompeon, janë më afër vazhdimit të dialogut, Vuçiç tha se kjo vështirë se mund të pritet para zgjedhjeve që do të mbahen në Kosovë.

“Do të thotë, në rastin më të mirë, fillimi i dhjetorit, por edhe para kësaj, është e rëndësishme të flasim për heqjen e taksive “, tha Vuçiç.

Ai deklaroi se nuk ishte problem nëse dialogu do të vazhdonte në dy, tre ose gjashtë muaj, megjithëse koha është shumë e rëndësishme duke pasur parasysh fakte të caktuara politike, por megjithatë sipas tij, është më e rëndësishme ruajtja e paqes dhe stabilitetit gjatë kësaj periudhe.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë mbrëmë se normalizimi i raporteve të Serbisë me Kosovën, do ta forcojë stabilitetin dhe prosperitetin e Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor

Pompeo i ka premtuar Vuçiçit dy gjëra, heqjen e taksës nga ana e Kosovës dhe respektimi e dëgjueshmëria i qëndrimit të Serbisë karshi çështjes së Kosovës.

Këtë madje edhe vet presidenti serb Vuçiç e ka pranuar se ka marrë përkrahje dhe premtim nga sekretari Pompeo gjatë takimit, gjithashtu, ai ka thënë se ka kërkuar nga SHBA’të që të përpiqen dhe të bëjnë më shumë presion mbi Kosovën për heqjen e taksës.

Çfarë ka kërkuar Pompeo nga Serbia?

Sekretari i shtetit amerikan ka kërkuar nga Vuçiç që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përfundon me njohje dhe normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Po ashtu ai i ka bërë me dije Vuçiçit se Serbia nuk mund të hy në Bashkimin Evropian (BE) pa arritjen e një marrëveshje me Kosovë, pasi një arritje e një marrëveshje mes dy vendeve stabilizon rajonin dhe prosperitetin e shtetit të Serbisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy