
Një 39-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme të 30 tetorit teksa po largohej nga garazhi ku kishte mbyllur makinën në zonën e Kodrës së Diellit, Tiranë.
Policia njoftoi fillimisht se në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri, Briken Sanaj, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Sanaj, i cili njihej edhe me emrin Anton Gjini, sa po takohej me shokët e tij teksa është qëlluar nga një distancë e afërt me kallashnikov.
Dyshimet e para bëjnë më dije se ai u qëllua tre herë nga një makinë tip “Benz”, e cila u gjet e djegur në Qafë Kashar.
Policia tha se ka shoqëruar disa persona në Komisariat.
Po ashtu, ajo në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, ka gjetur duke u djegur, një automjet që mund të jetë përdorur nga autori ose autorët e krimit.
Makina që është gjetur duke u djegur ishte tip Benz me targa AA 777GY. Gjithashtu brenda saj u gjet një kallashnikov.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.



