Dalin detaje të reja nga vrasja makabre e dy vogëlushëve dhe vetëvrasja e babait të tyre, Naim Toshi, në Korçë.
Mësohet se gruaja e 41-vjeçarit ishte 24 vjeçe dhe quhej Marsela Toshi.
Ajo punonte kamariere në një lokal nate dhe ishte larguar nga shtëpia para dy muajsh.
Ditën e djeshme, ajo ishte kthyer në banesë dhe pasi kishte qëndruar një copë herë, ishte larguar sërish. Fqinjët dyshojnë se kishte ardhur të merrte fëmijët.
Pas orës 2 të natës, kur gruaja sapo ishte larguar, fqinjët thanë se dëgjuan britmat e fëmijëve në shtëpi.
