
Transkriptet e audios nga kutia e zezë e avionit ATR-72 që u rrëzua të premten më 9 gusht në Vinhedo, në shtetin e Sao Paulo, janë publikuar nga mediat braziliane.
Në dialogët e regjistruar një minutë para rrëzimit, dëgjohet bashkë-piloti Humberto de Campos Alencar de Silva duke i kërkuar komandantit Danilo Santos Romano t’i jepte fuqi avionit.
Regjistrimi përfundon me britmat e pasagjerëve brenda avionit.
Përafërsisht dy orët e transkriptimit u kryen nga laboratori i leximit dhe analizës së të dhënave të Qendrës së Hetimit dhe Parandalimit të Aksidenteve (Cenipa) të Forcave Ajrore Braziliane.
Sipas hetuesve, vetëm analiza e audios së regjistruar brenda kabinës nuk arrin të gjejë shkakun e aksidentit. Raporti i parë do të dalë pas 30 ditësh.
Aksidenti shkaktoi vdekjen e 62 personave që ndodheshin në bordin e avionit të kompanisë Voepass, përfshirë katër anëtarët e ekuipazhit.



