Kalemaj: T’i kthehemi nocionit të garës. SPAK duhet t’i çojë të kopsitura dosjet në GJKKO (VIDEO)

Kalemaj: T’i kthehemi nocionit të garës. SPAK duhet t’i çojë të kopsitura dosjet në GJKKO (VIDEO)

Politologu Ilir Kalemaj thotë se Edi Rama e ka të gjithë tepsinë vetë, por se ajo që e bën absurde është se nga shtatë bashkitë që ka opozita, njëri prej këtyre kryebashkiakëve është në burg.

Nga studio e MCN Live, Kalemaj tha se Rama ka gjithë luksin që nëse sot bën zgjedhje parlamentare të parakohshme do fitojë 90% të ulëseve.

Ai deklaroi se nuk beson se drejtësia është e kapur nga amerikanët, e gatuar nga amerikanët, për interesa të amerikanëve.

Fakti i parë është niveli i investimeve amerikane në Shqipëri, nuk është se amerikanë kanë kërkuar nga Berisha, nuk ua ka dhënë ai, do ua japë Rama. Madje nuk janë as në pesë vendet e para.

Rama ka 10 vjet në qeveri, ka qenë dhe në bashki. Berisha ka që nga 1992 kryetar i përjetshëm, Meta s’ka lënë më post pa pasur.

Në Partinë Socialiste sheh dhe Pandeli Majkon dhe kështu vazhdon politika shqiptare, gjithë kryetarët e partive kanë ngelur një kryetar një parti.

Sido që ndryshojmë kodin zgjedhor, përsëri fitokan, në Shqipëri janë po këta tre persona. Nuk ka garë. Ka garë kush është servili më i madh i kryetarit për të kapur karrigen.

Ne duhet të kthehemi te nocioni i garës, se edhe SPAK po perceptohet si parti politike që me një të rënë të sëpatës do na sjellë drejtësinë brenda natës, gjithë arkitektura e reformës në drejtësi.

Sa i takon mandateve të kryetarëve, në një tre vjeçar duhej ndërruar kreu i SPAK, nuk ka qenë në kuorumin e tij qoftë SPAK, dhe nga BKH.

Ata kanë gjykuar dhe çështje të rëndomta që mund t’i gjykonin dhe prokuroritë e rretheve, nëse merresh dhe me vjedhje të vogël në një bashki, dhe një ministër.

SPAK duhet t’i çojë të kopsitura dosjet në GJKKO. Beqaj po lihet që të ikë butë dhe të marrë dënimin më minimal të mundshëm.

Ndërsa zotin Ahmetaj e lë që të kaloi kufirin dhe të mos i hyjë asnjë gjemb në këmbë, aq më tepër këta kanë bashkëpunuar vetëm apo me të tjerët.

I bie të gjithë bashkëpunëtorët të dalin me cen, të gjithë këta paskan ngrënë dardha pas kurrizit të këtij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy