Rritet numri i mjekëve të vdekur në Itali

Rritet numri i mjekëve të vdekur në Itali

Numri i mjekëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit më Covid-19 ka shkuar në 36 në Itali. Mësojmë nga Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësorë (Fnomceo), se sot kanë humbur jetën edhe 3 bluza të bardha. Numri i punonjësve shëndetësorë të infektuar gjithashtu rritet: sipas të dhënave më të fundit nga Insituti shëndetit, të infektuarit janë shtuar në 6205, ose më shumë se 9% të çështjeve totale.

"Zhbllokoni menjëherë furnizimet e pajisjeve mbrojtëse personale dhe kryeni teste të reagimit të shpejtë, të ndjekura nga tamponët, në mënyrë sistematike për të gjithë profesionistët e kujdesit shëndetësor në sektorin publik dhe privat që tregojnë simptoma të infeksionit Covid-19, madje të butë dhe në mungesë të etheve ose të cilët kanë qenë në kontakt me raste të dyshimta ose të konfirmuara". Këto janë kërkesat e menjëhershme të mjekëve italianë në një letër të botuar në Gazetën Mjekësore Britanike të nënshkruar nga Presidenti Fnomceo Filippo Anelli./ansa.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy