
Një ligjvënëse me partinë e kancelares gjermane, Angela Merkel, vdiq pasi ra pa ndjenja pranë burrit të saj në një avion gjatë një fluturimi për në Gjermani të dielën.
Karin Strenz, 53 vjeç, po fluturonte në Frankfurt nga Kuba me bashkëshortin e saj kur humbi ndjenjat. Aeroplani bëri një ulje emergjente në Irlandë.

Ekipet e shpëtimit nuk ishin në gjendje të shpëtonin Strenz dhe ajo u shpall e vdekur në spital.
Mbetet e paqartë se çfarë e shkaktoi vdekjen e saj, por një ekspertizë mjeko-ligjore do të kryhet për të zbuluar arsyen që e çoi në humbjen e ndjenjave.

Është gjithashtu e paqartë pse ajo kishte udhëtuar në Kubë.



