Gjoni: Prilli do të jetë me reshje dhe ulje temperaturash (VIDEO)

Gjoni: Prilli do të jetë me reshje dhe ulje temperaturash (VIDEO)

Meteorologia Anira Gjoni thotë se muaji prill nis me reshje dhe me një masë të ftohtë e cila do të hyjë përgjatë këtyre ditëve në vendin tonë dhe me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Duke folur për “MCN Live”, ajo u shpreh se e gjithë java do të jetë me reshje shiu, të cilat do të jenë të dobëta dhe lokale dhe në zonat malore në Veriu të vendit mund të ketë edhe reshje dëbore.

Në Veri të vendit, në lartësitë e mëdha reshjet do të jenë në formën e dëborës në zonat malore, por do të jenë të dobëta.

Temperaturat maksimale do të vazhdojë të qëndrojnë të larta për ditën e sotme dhe të nesërme, dita e premte do të shënojë një rënie.

Do të jetë një muaj ku do t’i shohim të gjithë elementët e motit të kombinuara.

Kjo javë nis me temperatura të larta, por do të vijë me rënie. Java 7-14 prill do të jetë më e ftohtë.

Ndërsa dy javët e fundit do të jenë të zakonshme për muajin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy