Elbasan, autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset

Elbasan, autobusi me pasagjerë del nga rruga dhe përmbyset

Një aksident ka ndodhur mesditën e së hënës në Fushë Labinot, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit por fatmirësisht mësohet se asnjë nga udhëtarët nuk ka pësuar dëmtime serioze.

"Më datë 09.04.2018 në aksin rrugor Xibrakë-Qarret në fshatin Sericë një autobus pasagjerësh me targa AA 146 TK drejtuar nga shtetasi A.K., 48 vjeç banues në Elbasan ka dalë nga rruga. Nuk ka të dëmtuar në njerëz", bën me dije policia.

Drejtë vendit të ngjarjes mbëritën edhe dy ambulanca për ti ardhur në ndihmë të plagosurve. Autobusi kryente linjën Elbasan- Guri i Zi.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes së mjetit nga rruga.

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy