Për ça e ke vënë, është gjobë, polici: Ishit pa rrip sigurimi. Pezullohen 110 leje drejtimi (VIDEO)

Për ça e ke vënë, është gjobë, polici: Ishit pa rrip sigurimi. Pezullohen 110 leje drejtimi (VIDEO)

 

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar punën për parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë shkelësve të Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë javës që lamë pas janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.764 raste, nga këto:

312 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.

287 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.

137 për parakalim të gabuar.

65 për shpejtësi tej normave të lejuara.

150 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse

Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.

Janë pezulluar 110 Leje Drejtimi. Nga këto:

19 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

65 për shpejtësi tej normave të lejuara.

26 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po gjatë javës së kaluar janë arrestuar 29 drejtues mjetesh nga këta:

11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

18 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore, për minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy