
Autoritetet e Mariupolit kanë publikuar fotografitë e para të bëra brenda spitalit të ngritur në një nga strehimoret e fabrikës së çelikut Azovstal.
Pamjet që gjeni bashkëngjitur janë imazhe të forta, të cilat tregojnë persona të goditur nga predha dhe plumba që i nënshtrohen ndërhyrjes kirurgjikale në dhoma josterile, me dritë të dobët, në shtroje të vjetra dhe dyshekë të ndotur me gjak dhe në kushte të këqija higjienike.
Punonjësit e kujdesit shëndetësor mbesin pa ilaçe, heqin pjesët metalike nga plagët e thella dhe presin gjymtyrët, në një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar jetë.
Në spitalin e improvizuar kanë marrë ndihmën e shpejtë, të lënduarit ushtarakë dhe civilë.



