Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në studion e MCN Live, ka akuzuar rëndë Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke e cilësuar si një shprehje të “narko-shtetit” dhe rreziku kryesor për sigurinë kibernetike të vendit.
Balliu deklaroi se “siguria e një vendi është dhënë në dorë të grupeve kriminale” dhe kritikoi mënyrën se si funksionojnë tenderat e AKSHI-t, duke nënvizuar se ndërsa bota i jep rëndësi sigurisë kibernetike, Shqipëria këtë siguri ia lë në dorë individëve të caktuar si Ergys Agasi.
Ai shtoi se AKSHI është i lidhur me marrëdhëniet e pushtetit me krimin e organizuar dhe ndërhyrjen e karteleve të drogës në tenderime, madje duke u shprehur se kjo agjenci mbështetet edhe nga strukturat e policisë për kryerjen e veprave kriminale si pengmarrja.
AKSHI është e vërteta e Shqipërisë sot, aty ke jo vetëm marrëdhënien e pushtetit me krimin e organizuar, por dhe si janë organizuar dhe si influenca e karteleve të drogës ndërhyn në tenderime, i komandon deri në atë pikë sa mbështetet dhe nga policia e shtetit për të kryer dhe vepra kriminale si pengmarrja.
Në këtë aspekt AKSHI jo vetëm një vepër kriminale por është dhe krimi kibernetikë, në këtë aspekt nëse ka ndonjë fakt apo prova të destabilizimit të vendit dhe shtetit në tërësi ajo është AKSHI sepse s’ka pasur ndonjëherë ndonjë dosje më të rëndë.
Në Shqipëri çfarë ndodh, ndodh e kundërta te AKSHI mund të goditet sistemi, sistemi është siguria. Unë e kam ngritur disa herë çështjen e AKSHIt dhe Ergys Agasit si dhe të gjithë grupit të strukturuar. Ndërkohë që bota i jep rëndësi sigurisë kibernetike, Shqipëria këtë siguri ia jep në dorë Ergys Agasit Me pak fjalë AKSHI është zhbërja e shtetit.
Deputeti gjithashtu paralajmëroi se një projekt i ri i përbashkët midis shtetit dhe privatit mund të çojë në krijimin e një kompanie të re që do të ketë qasje në të dhënat personale të qytetarëve, duke theksuar se Agasi vepron si “koordinatori i krimit të organizuar me qeverinë”.
Balliu përfundoi me një paralajmërim alarmant: “Siguria shqiptare është në rrezik dhe situata është alarmante.”



