Çekrezi: Agro-voltaikët, kombinimi ideal për Shqipërinë

Çekrezi: Agro-voltaikët, kombinimi ideal për Shqipërinë

Eksperti i energjisë Anduel Çekrezi deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se agro-voltaikët janë kombinimi ideal për Shqipërinë pasi i jepet zhvillim dhe bujqësisë dhe prodhimit të energjisë së rinovueshme përmes parqeve fotovoltaike e cila aktualisht ndodhet edhe përballë problemit të mungesës së sipërfaqeve të tokës.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij, Çekrezi tha se problemet e pronësisë në Shqipëri e kanë vonuar procesin e prodhimit të energjisë përmes parqeve fotovoltaike.  

Tradita, ligji ka qenë përdorimi i impianteve në toka të pafrytshme, në tokave shterpë të cilat nuk janë toka buke. Kërkesa e lartë për shkak të krizës, kërkon mundësi alternative. Një nga këto mundësi janë parqet fotovoltaike, por kërkojnë sipërfaqe të mëdha toke. Në Shqipëri dihet problemi, nuk e kemi luksin e hapësirave pa fund, nuk jemi vend shkretëtirë, toka është e vlefshme. Ky është problem botëror, jo vetëm në Shqipëri po haset ky problem. Diskutimi ka vite që ka filluar dhe po kulmon me zgjidhje të ndryshme. Në Itali dhe Gjermani po diskutohet për mundësinë e shfrytëzimit të sipërfaqes së një toke për disa qëllime, dhe për prodhim të energjisë elektrike edhe për prodhim bujqësor, integrimi agro-voltaik. Fotovoltaikët janë realitet i prekshëm, studimet kanë treguar dy anët ndihmojnë njëra-tjetrën. Bimët ndihmojnë panelet fotovoltaike nga ana tjetër dhe panelet ndihmojnë bimët sidomos në pikën e nxehtë. Janë në diskutim rishikimet ligjore për përdorimin e  tokave. Zv.kryeministrja po sheh mundësinë e instalimit të agro-voltaikëve që janë zgjidhje e mirë për prodhimin e energjisë si për bujqësinë. Është kombinim ideal për kushtet e vendit.

Rritja e prodhimit të energjisë nga 30% në 56%. Është shifër ambicioze. Nëse ecim me hapat e tanishme, patjetër që mund të arrihet. Deri në 2022 impiantet fotovoltaike për vetëkonsum janë mbi 100 megavat. Nëse ky trend vazhdon të jetë i njëjtë është objektiv i mundshëm.

Problematikat e pronësisë janë reale, jo vetëm të tokave. Një biznes apo investitor që i drejtohet gjetjes së sipërfaqeve të përshtatshme, nuk është e thjeshtë në Shqipëri e bën më problematike mbartja e problemeve pronësore. Të bësh një sipërfaqe 50 ha është e vështirë. Gjetjet e FMN dhe BB janë të përsëritura. Shteti mund të bëjë më shumë duke ofruar një suport për investitorët, siç ka qenë në Spitallë apo Karavastasë. Ky problem vonon procesin pasi një investitor duhet t’i drejtohet dhjetëra pronarëve.

Ligji i ri i energjive të rionovueshme është ligj avangard në prodhimin e  energjisë. Kërkesa e grupeve të biznesit ka qenë përsistente për matjen vjetore. Matja neto vjetore është e leverdishme për biznesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy