
Hamid Atabai, një ish-anëtar i MEK, i cili ka dezertuar, rrëfeu në studion e Të Paekspozuarit se si funksionon nga brenda kampi Ashraf në Manzë. Atabai tha se anëtarët aty privohen nga të drejtat e njeriut dhe mbahen nën presion. Sipas tij, ata nuk lejohen të komunikojnë me familjet në Iran dhe iu fshihet informacioni. "Është jetë e mbyllur, më keq se burg. Nuk ke të drejtë të hash, të flesh e të ngrihesh kur do. Nuk zgjedh dot as rrobat që do veshësh. Nuk kishim të drejtë të vinim as nga Manza deri në Tiranë për të blerë gjë, as të shkonim te mjeku. Ne kishim një dhomë që quhej dhoma e gazit. Ëndërronim dhunën fizike. Kishte kërcënime. Do të doja të më rrihnin. Kam qenë ushtar dhe 36 vjet në luftën Irak-Iran. Më kërcënuan kur u largova. Më mashtruan, më thanë nëse kthehesh në Iran do të të vrasin. Me një mashtrim të thjeshtë përmendin emra të shokëve tanë. Nuk e dija nëse ishte e vërtetë. Mendoja më mirë po rri në MEK. Komunikimi me familjet është një shkelje e madhe. Nuk të japin leje as të shkruash një letër. Motra ime kishte kancer dhe herën e dytë u kthye dhe vdiq. Iu lut MEK që të më shihte, por mua asnjëherë nuk më treguan se ajo ishte aty. Nga kampi bënim gjëra nga interneti. Internetin që përdornin e shpërdoronin. Mashtronin të rinjtë në Iran. Një arsye pse MEK është gjallë është mashtrimi. Arrinin t’i bindnin të rinjtë deri në atë pikë që të kundërshtonin qeverinë e Iranit", tha ai.



