“Majmuni me taka”, komenti që tërboi amerikanët pas takimi Mishel-Melania

“Majmuni me taka”, komenti që tërboi amerikanët pas takimi Mishel-Melania

Drejtuesja e një OJQ-je dhe kryetarja e një bashkie në SHBA kanë shkaktuar një zemërim të përmasave të mëdha në komunitetin ku jetojnë pas një postimi në rrjetet sociale.

Pas takimit të Zonjës së Parë në detyrë, Mishel Obama, dhe gruas së presidentit të Zgjedhur, Melania Tramp, drejtuesja e OJQ-së, Pamela Ramsey Taylor, bëri një status provokues në “Facebook”.

“Është diçka e mirë të kemi një Zonjë të Parë kaq të bukur, dinjitoze dhe me klas në Shtëpinë e Bardhë. Jam e lodhur me majmunin me taka”, shkroi ajo.

Ndërsa Beverly Whaling, që drejton bashkinë e qytetit të vogël Clay, e mbështeti menjëherë me një koment. “Ti më zbukurove ditën me këtë status”, shkroi ajo.

Kjo shkaktoi reagime të shumta dhe zemërim në rrjetin social, saqë të dyja gratë mbyllën profilet dhe kërkuan publikisht falje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy