E thith motori i avionit, humb jetën punëtori në SHBA

E thith motori i avionit, humb jetën punëtori në SHBA

Një punonjës i aeroportit në San Antonio, Texsas, SHBA, ka humbur jetën pasi u thith nga motori i një avioni pasagjerësh. Ngjarja e rëndë ndodhi të premten e 23 qershorit në orën 22:25, pak pas uljes, ku një avion i Delta Air Lines që vinte nga Los Angeles po lëvizte drejt portës së mbërritjes me një motor në punë ai nga i cili punonte punëtori i cili u thith prej tij, raportoi Bordi Kombëtar Amerikan i Sigurisë së Transportit, siç raportohet nga CNN. Autoritetet po hetojnë vdekjen e punëtorit. “Jemi thellësisht të pikëlluar dhe po punojmë me autoritetet”, tha zëdhënësja e aeroportit Erin Rodriguez. Delta Air Lines deklaroi se: “Jemi të pikëlluar nga vdekja e një anëtari të ekuipazhit. Zemrat dhe mbështetja jonë janë me familjen dhe miqtë e tij gjatë kësaj kohe të vështirë”. Vetëm pak ditë më parë linja ajrore rajonale Piedmont Airlines , një degë e American Airlines, pagoi një gjobë prej 15.625 dollarë për Administratën e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë për vdekjen e një punonjësi tokësor vitin e kaluar në një incident të ngjashëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy