Diaspora në mbështetje të protestës, Hasani: Qytetarët do të rezistojnë deri në arritjen e qëllimeve (VIDEO)

Diaspora në mbështetje të protestës, Hasani: Qytetarët do të rezistojnë deri në arritjen e qëllimeve (VIDEO)

Protesta që ka vijuar prej 55 ditësh në vend ka marrë mbështetje edhe nga diaspora shqiptare. Avokati në Britaninë e Madhe, Naim Hasani, deklaron se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit vijojnë të jenë të angazhuar dhe të përfshirë në zhvillimet politike në Shqipëri, duke e konsideruar protestën një shprehje të ndërgjegjësimit qytetar.

 

Në një intervistë për MCN Live, Hasani u shpreh se kjo lëvizje qytetare do të vijojë deri në realizimin e kërkesave të protestuesve, ndërsa theksoi se mesazhi i saj lidhet jo vetëm me kundërshtimin ndaj qeverisë, por edhe me kërkesën për një ndryshim të sistemit politik.

 

Padyshim që protestat kanë zgjatur 55 ditë dhe jemi përpara një situate ku qytetarët janë ngritur në revoltë dhe po protestojnë. Ata do të përballen dhe do të qëndrojnë deri në arritjen e qëllimeve të tyre. Refreni i kësaj proteste është largimi i Ramës nga drejtimi i qeverisë, por po aq i rëndësishëm është edhe largimi i opozitës së vjetër. Thirrjet në sinkron të qytetarëve ‘Rama në burg, Berisha në burg’ janë një risi e mirëpritur për demokracinë dhe tregojnë ndërgjegjësimin e qytetarëve se politika duhet t’u shërbejë atyre dhe jo vjedhjes së tyre.

 

Sipas avokatit shqiptar në Britani, diaspora ka qenë dhe do të mbetet pjesë e kësaj proteste, duke ofruar mbështetje përmes organizimeve të ndryshme.

 

Duke qenë se rreth 50 për qind e shqiptarëve jetojnë në diasporë, por mendjen dhe zemrën e kanë në atdhe, ata duan të jenë pjesë e këtij revolucioni. Kemi parë organizime të njëpasnjëshme dhe diaspora ka ardhur herë pas here duke i dhënë frymë kësaj proteste. Ajo do të vijojë ta bëjë këtë deri në arritjen e qëllimeve të kësaj proteste kundër këtij regjimi 35-vjeçar. Nëse ka më shumë protestues sot apo nesër, qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve shqiptarë që ky sistem të marrë fund dhe Shqipëria të renditet në vendet demokratike ku politika u shërben qytetarëve.

 

Hasani komentoi edhe përplasjet politike rreth protestës, duke kritikuar përpjekjet për ta orientuar atë drejt interesave të një force të caktuar politike.

 

Është mjerane të shohësh që qytetarët thërrasin në sinkron ‘Rama në burg, Berisha në burg’, ndërsa ky i fundit del dhe thotë se ata bërtasin vetëm kundër Ramës. Është absurde që mbështetës të Berishës tentojnë ta kapin protestën. Kjo protestë, për të vijuar të ketë sukses, duhet të ruajë këtë mesazh: ‘Rama në burg dhe Berisha në burg’, sepse nëse kalon në mbështetje të një krahu politik apo të një bunkeri politik, është e destinuar të dështojë.

 

Ai u shpreh se edhe presionet politike ndaj qytetarëve nuk kanë arritur ta dobësojnë qëndresën e protestuesve.

 

Patronazhistët e Ramës mundohen ta kanalizojnë protestën për qëllime të veta përmes presioneve që u bëjnë qytetarëve, por më e rëndësishmja është se pjesa e shëndoshë e kësaj proteste nuk po bie pre e këtij presioni. 55 ditë sot janë një qëndresë për t’u admiruar dhe për t’u përshëndetur. Unë jam dhe do të vazhdoj të jem me çdo protestues që ngrihet kundër një regjimi 35-vjeçar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy