Zgjedhjet në Francë, Bardella: Francezët duan ndryshim! Unë do të jem kryeministri i të gjithëve!

Zgjedhjet në Francë, Bardella: Francezët duan ndryshim! Unë do të jem kryeministri i të gjithëve!

“Rezultati i votimit në Francë përfaqëson një vendim pa apelim, një aspiratë të qartë të francezëve për ndryshim". Alternimi është i arritshëm”, kështu është shprehur kandidati për kryeministër i RN-së, Jordan Bardella, duke komentuar rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve që shënuan fitoren e partisë së ekstremit të djathtë.

“Nëse më jepni besimin tuaj në raundin e dytë. Unë do të jem kryeministri i të gjithëve”, nënvizoi Bardella, sipas të cilit vota e së dielës do të jetë ndër më “përcaktuesit në të gjithë historinë e Republikës së Pestë Franceze”. 

Ai tha se donte të ishte kryeministri "i të gjithë francezëve" që respektonin kushtetutën në një "bashkëjetesë" me presidentin Emmanuel Macron, por "i pakompromentuar".

Kujtojmë se zgjedhjet po zhvillohen pasi presidenti francez Emmanuel Macron më 9 qershor shpërndau Parlamentin dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme legjislative.

Drupal Ad

 Raundi i parë i votimit u zhvillua sot, ndërsa raundi i dytë do të mbahet më 7 korrik. Në këto zgjedhje janë 577 mandate parlamentare. Ndërsa kryeministri i ardhshëm i Francës ka të ngjarë të vijë nga partia ose koalicioni që fiton më shumë vende në Parlament.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy