
Charles III mbërriti këtë të martë në Belfast për vizitën e tij të parë si monark britanik në Irlandën e Veriut.
Sovrani do të takohet me udhëheqës politikë të komuniteteve të ndryshme, si pjesë e një turneu në katër kombet përbërëse të Mbretërisë së Bashkuar (Anglia, Uellsi, Skocia dhe Irlanda e Veriut), për të marrë ngushëllimet e tyre pas vdekjes së Elizabeth II.
Sipas njoftimit nga mediat e huaja pas fluturimit 31-minutësh nga Edinburgu në Irlandën e Veriut, Mbreti Charles III dhe Queen Consort u përshëndetën zyrtarisht nga disa njerëz kur zbritën nga avioni.
Mbreti shtrëngoi duart dhe shkëmbeu fjalë me Lordin-Toger të Qarkut të Belfast-it, Dame Fionnuala Jay-O'Boyle dhe Sekretarin e Shtetit për Irlandën e Veriut, Chris Heaton-Harris.



