Me tensione është shoqëruar largimi i disa bizneseve në zonën pranë fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Banorët pretendojnë se janë njoftuar shumë vonë nga Policia bashkiake dhe nuk kanë patur kohë mjaftueshëm për të larguar mallin. Për TVT ata thonë se kanë paguar edhe qiranë për një periudhë të gjatë.



