Ministria e Shëndetësisë: 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë: 10 këshilla për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Shpërthimi i koronavirusit në disa vende të BE-së dhe veçanërisht në Itali ka krijuar panik te qytetarët. Autoritetet shëndetësore në Shqipëri thonë se deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar.

Ministria e Shëndetësisë thotë se mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga koronavirusi është duke u kujdesur për higjienën personale.

Larja e shpeshtë e duarve, mbulimi i gojës kur teshtini, shmangia e prekjes me dorë të hundës, gojës dhe syve janë disa nga këshillat që Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë për qytetarët. Gjithashtu këshillohet që sipërfaqet të pastrohen me dezinfektantë me bazë klori ose alkooli.

Ministria e Shëndetësisë këshillon qytetarët të shmangin kontaktin e afërt me persona të prekur nga infeksionet aspiratore akute dhe sugjeron që të përdoren maskat vetëm nëse dyshojnë se janë të sëmurë apo po ndihmojnë njërëz të tjerë të sëmurë, duke shtuar se nuk është e nevojshme të përdoren antibiotikë përveç rasteve kur përshkruhet nga mjeku.

Në fund, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale këshillon që çdo qytetar të kontaktojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare mjekësore në rast se keni më pak se 14 që jeni kthyer nga vendet e prekura dhe keni shenja të sëmundjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy