“Më fal që fjeta me gruan tënde”

“Më fal që fjeta me gruan tënde”

Elon Musk i ka kërkuar falje në gjunjë bashkëthemeluesit të Google, për lidhjen e shkurtër që pati me gruan e tij.

Gjithçka ndodhi në një festë në fillim të këtij viti, shkruan Wall Street Journal.

Sergey Brin raportohet se e ka pranuar faljen, megjitatë dy manjatët e teknologjisë nuk janë më miq dhe nuk i flasin njëri-tjetrit.

Bashkëthemeluesi i Google, Sergey Brin, u divorcua nga gruaja e tij në janar, pasi mësoi për lidhjen e saj me Elon Musk.

Lidhja e Musk me gruan e Brin, Nicole Shanahan, nisi në shfaqjen e artit Art Basel në Miami në dhjetor 2021. Burimet i thanë Journal se Brin dhe çifti Shanahan ishin të ndarë në atë kohë, por ende jetonin së bashku.

Brin paraqiti kërkesë për divorc në janar, duke e motivuar kërkesën për prishjen e kurorës me "dallimet e papajtueshme" me partneren. Në muajt në vijim, burimet thanë se marrëdhënia e tij me Musk ishte e tensionuar dhe Brin udhëzoi këshilltarët e tij financiarë që të shesin investimet e tij në bizneset e ndryshme të Musk. Midis tyre përfshin Tesla, në të cilën Brin investoi 500,000 dollarë në 2008.

Lidhja e raportuar ndodhi kur Musk ishte ndarë me të dashurën e tij, Grimes. Të dy kanë dy fëmijë, njëri prej të cilëve ka lindur gjatë kohës kur Musk ishte në lidhje me Shanahan. Një muaj më parë, nëntor 2021, Musk u bë baba i dy binjakëve me një nga drejtueset e tij më të larta, Shivon Zilis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy